Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Masivi i hekurit zë poshtë punëtorin e Metalurgjikut në Elbasan dhe i thyen të dy këmbët. Emri

Masivi i hekurit zë poshtë punëtorin e Metalurgjikut në Elbasan dhe i thyen të dy këmbët. Emri

21:52, 19/11/2018
A+ Aa A-

Një punonjës i Metalurgjikut në Elbasan ka pësuar një aksident në ambientet e punës pasditen e sotme. I lënduari është Altin Lamçe 36 vjeç, të cilin e ka zënë poshtë një masiv hekuri dhe i ka thyer të dy këmbët.

Aktualisht Lamçe është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa pritet të hyjë në sallën e operacionit.

Një oficer i policisë gjyqësore ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe po merr në pyetje punonjësin Altin Lamçe dhe kolegët e tij për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco