Arrestohet italiani, nuk i shpëtoi dot urdhër-arrestit nga Shqipëria

Arrestohet italiani, nuk i shpëtoi dot urdhër-arrestit nga Shqipëria

09:01, 18/11/2018
A+ Aa A-

Ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, kapet.

Një italian 42 vjeç nuk ka mundur ti shpëtojë urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga policia.

Ai është prangosur në shtëpinë e tij në Grottaglie, Taranto, në bashkëpunim me Interpolin.

Italiani 42-vjeçar ishte dënuar në Shqipëri pasi akuzohet se kishte ngritur një shoqëri me dokumente false dhe kishte mashtruar një shoqëri transporti shqiptare, në shumën prej 13 mijë eurosh.

Pas arrestimit ai është dërguar në qeli, ndërsa pritet vendimi i gjykatës për ta ekstraduar apo jo drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco