Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Atentati ndaj mikut të Shullazit, i vdekuri në morg, i plagosuri në vdekje klinike

Atentati ndaj mikut të Shullazit, i vdekuri në morg, i plagosuri në vdekje klinike

08:17, 07/11/2018
A+ Aa A-

33-vjeçari Genci Caci, që mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Durrës prej një atentati mafioz, ka kaluar në vdekje klinike.  Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, i sjellë nga Spitali Rajonal i Durrësit ku ishte dërguar  fillimisht në gjendje të rëndë.

Këto janë të rejat e fundit nga krimi që tronditi mbrëmjen e djeshme Durrësin.

Nga atentati mbeti i vdekur Edison Harizaj, i cili ndodhet në morg. Ai ishte person me precedentë penalë dhe njihej si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit, kreut të një grupi të strukturuar kriminale që gjendet në burg.

Harizaj ishte në një makinë Audi me mikun e tij Genci Caci në lagjen 13 të qytetit të Durrësi. Atyre iu është bërë pritë dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi në një zonë të pandriçuar.

Harizaj ishte i dyshuar si personi që kishte vrarë Albaano Xhaferin në Vlorë, me çekiç brenda nja makine dhe e kishte zhdukur trupin ndaj vrasja e tij ka si motiv kryesor hakmarrjen mdisi bandave kriminale.

Pas atentatit, autorët që lanë Harizajn të vdekur në vend dhe Cacin të plagosur rëndë, kanë djegur makinën e tyre në Shë Vlash të Durrësit, makinë që ka rezultuar e vjedhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco