Vrasja e Kaçifas, avokati grek: Autoritetet shqiptare po e mbulojnë, plagët të qepura, trupi i larë

Vrasja e Kaçifas, avokati grek: Autoritetet shqiptare po e mbulojnë, plagët të qepura, trupi i larë

07:56, 31/10/2018
A+ Aa A-

Avokati i familjes së Konstandios Kaçifas që u vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës tha në një deklaratë për mediat greke se ai është lejuar ta shohë vetëm për 5 minuta trupin e klientit të tij. Avokati tha se autoritete shqiptare po i mbulojnë provat e vrasjes dhe e vetmja gjë që ai mundi të shihte për të hedhur dritë mbi rrethanat si u vra minoritari ishte se plagët e të vrarit ishin qepur dhe trupi ishte larë.

Avokati tha se kufoma kishte dy plagë, në shpinë dhe kraharor dhe ato ishin të qepura, kurse larja e kufomës kishte zhdukur të gjtiha gjurmët apo provat. Pas 5 minutave mbikqyrje dhe jo më shumë, në shoqërinë e një eskorte dhe familjarëve, trupi u mor nga pala shqiptare me pretendimin se do të dërgohej në Tiranë për ekzaminime.

 Avokati V.Vougkouklakis është pajtuar nga familja Kaçifa për të zbuluar rrethanat se si u vra 35-vjeçari minoritar, nxitur nga dyshimet se vrasja ka qënë e qëllimshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ylli01/11/2018 16:30

Mir ja bone Genco

tironci31/10/2018 08:58

Po si skeni turp mer kafshe greke e lat kufomen jashte normave njerzore pa kall ne varr. As respekt per jeten nuk kenii mer kafshe greke. Hiqeni ka menja mos vini ne tok tone ne bo zotin e shpis e policin me arne. Mos boni sikur se njifni policin tone. Ai palaco ate boni i gjujti policve tone se medenek jam un zot ktu. Ishte i mut zot ai. Mereni varroseni anej ka ju qe dynjo tjeter mos mori mo kallashin.

Shto koment

Denonco