Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Plani për lirimin e vëllait të kryepolicit, si u arrestua Karaj në operacionin ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA

VIDEO/ Plani për lirimin e vëllait të kryepolicit, si u arrestua Karaj në operacionin ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA

09:46, 19/07/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbardhur skemën që është përgatitur nga qeveria për lirimin nga burgu të Artur Karajt, një trafikanti ndërkombëtar qeniesh njerëzore, vëlla i Nëndrejtorit të Policisë së Kufirit, Xhevahir Karajt.

Nga mesazhi i një qytetari anonim, tregohet se lirimi i të vëllait të një shefi të lartë policie të lidhur me kryeministrin Edi Rama, do të ndodhë në ditët e fundit të korrikut, kur gjykatat do të mbyllen.

Qytetari shkruan se "në datë 25-26 korrik do të zhvillohet gjyqi ndaj 39 personave të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore në USA, Kanda dhe Angli. Në këto ditë, pritet të lirohen me kusht ose me detyrim paraqitjeje, 4 persona dhe njeri prej tyre është Artur Karaj, vëllai i Nëndrejtorit të Kufirit për Shqipërinë, Xhevahir Karajt; Xhevahir Karaj, në pikat kufitare, merr zarfin e radhës me mijëra euro brenda.  Pra, në ditët kur gjykatat, mbyllen, pritet lirimi i Artur Karajt si i pafajshëm", shkruan denoncuesi.

Po, ku shfaqet emri i Artur Karajt? 

Në mars të këtij viti, vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka njoftuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar antitrafik, të udhëhequr nga SHBA-ja, me detaje.I arrestuari i 33-të është Artur Karaj, 43 vjeç, banues në Krujë.

Ja deklarata e  plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veli dhe videoja:

Përshëndetje,

Jam këtu sëbashku me Prokurorin e Krimeve të Rënda që ka ndjekur çështjen, 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë,
Përfaqësuesin e organizatës policore SELEC me qendër në Rumani, Përfaqësuesin e policisë spanjolle, dhe drejtues të Policisë së Shtetit të angazhuar në operacion

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.

Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.
(Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.
Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën).

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Ata përdornin iteneraret:
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada
Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar:
1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.

3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.

4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.

5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.

6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.

9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.

10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.

11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.

12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.

13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.

14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.

15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.

16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.

17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër

18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.

20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.

22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.

25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.

26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.

27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.

28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.

29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.

30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.

31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës

32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.

33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.

34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.

35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

 

Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare
(B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
• 10 njësi qendrore (kompjuteri)
• 8 printera lazer me ngjyra
• 15 laptopë, 3 I-padë,
• 56 aparate telefonash
• 17 automjete
• 5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
• 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
• Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
• 1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
• 1 armë gjahu.

Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Finalizimi i këtij super-operacioni dëshmon rritjen e besueshmërisë së Policisë shqiptare, Prokurorisë dhe agjencive të tjera ligj zbatuese tek partnerët ndërkombëtarë.

Duke përfituar nga rasti, falënderojmë partnerët për mbështetjen dhe besimin.

Policia e Shtetit është e gatshme dhe e angazhuar të godasë me Forcën e Ligjit çdo veprimtari antiligjore dhe veçanërisht krimin e organizuar, për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt e më të mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco