Tragjedia e shkaktuar nga rrufeja, gruaja vdiq mes flakëve mbi traktor, bashkëshorti dhe një tjetër rëndë në spital. Emrat

Tragjedia e shkaktuar nga rrufeja, gruaja vdiq mes flakëve mbi traktor, bashkëshorti dhe një tjetër rëndë në spital. Emrat

10:29, 18/07/2018
A+ Aa A-

Një rrufe goditi një traktor në ecej dje në fshatin Suka të njësisë Dajç në Shkodër dhe për pasojë vdiq një grua, dhe u plagosën rëndë dy burra, njëri bashkëshorti i viktimës. plagosen rëndë. E vdekur mbeti Veronika Luka, 53 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj Cin Luka 50 vjeç dhe Ndok Vija 60 vjeç kanë mbetur të plagosur. Ambulanca e Spitalit Rajonal të Shkodrës mbërriti pak minuta pas goditjes, duke mundësuar transportimin e dy personave të plagosur për t’i dhënë ndihmën e parë.

Tre personat, viktima dhe dy të tjerët që mbetën të plagosur, po punonin me një traktor kur papritur një rrufe ka shkrepur nga qielli. Fuqia e elektricitetit ka bërë që traktori të përfshihet nga flaka menjëherë, ndërsa 53- vjeçarja Veronika Luka nuk ka arritur ta përballojë atë goditje të fortë, shkruan Panorama.

Vetëm pak momente ka mjaftuar që koha të ndryshojë duke bërë që në mes të arës në Suka të shkrepë rrufeja duke sjellë këtë ngjarje të rëndë. Tre personat po transportonin ushqim për bagëtitë nga ara drejt banesave të tyre në momentin kur ka rënë rrufeja.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa prej familjarëve të tre personave, por edhe bashkëfshatarë të tjerë për t’u ardhur në ndihmë. Sapo janë njoftuar se çfarë ka ndodhur, të gjithë janë angazhuar për të shkuar aty dhe për të dhënë ndihmën e tyre. Megjithatë 53- vjeçarja Luka ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Ngjarje ka shkaktuar dhimbje të madhe te të gjithë, ndërsa nuk ishte dëgjuar më parë në atë zonë që rrufeja të godasë tre persona përnjëherësh. Në vendngjarje mbërriti edhe grupi hetimor i Policisë Vendore të Shkodrës. Pas këqyrjes së trupit të viktimës menjëherë është bërë e mundur transportimi drejt morgut të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco