Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hashashi 'bëhet inteligjent', ja si 'maskohen' bimët dhe sa pritet të shkojë çmimi

Hashashi 'bëhet inteligjent', ja si 'maskohen' bimët dhe sa pritet të shkojë çmimi

17:03, 18/06/2018
A+ Aa A-

Avionët e “Guardia di Finanza”-s, deri më tani, me fluturimet e tyre nuk kanë mundur të konstatojnë kultivim masiv të bimëve narkotike, në tokë të hapur.

Por, referuar analizave të brendshme të policisë, mësohet se ka informacione, sipas të cilave, për t’i shpëtuar zbulimit nga ajri, trafikantët ndjekin një tjetër strategji, raporton Top Channel.

Mësohet se përveç kultivimit në ambiente të mbyllura, si magazina që u kap në Fier, e cila ishte shndërruar në një laborator, kultivuesit mund të shfrytëzojnë një tjetër mënyrë.

Për këtë, përveç kontrollit nga ajri, policia do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle me shërbime në terren, për të zbuluar bimë të kultivuara që nuk mund të konstatohen nga ajri. Shqetësimi për këtë lidhet për bimë të mbjella në parcela me perime, apo pemtari, apo bimë të mbjella larg njëra-tjetrës në distancë, në tokë të pyllëzuar e pa pronarë.

Sipas analizës së policisë, ku janë caktuar edhe zonat e riskut, këtë vit do të ketë tentativa kultivimi, pasi edhe çmimi i hashashit pritet të rritet.

Për shkak të prodhimit të masë në vitin 2016, çmimi i kanabisit në tregun e trafikantëve ra ndjeshëm edhe për vitin pasardhës (200 euro/kg), ndërsa këtë vit pritet të kapë sërish kuotat e vitit 2015 (1.500 euro/kg).

Ndonëse ka informacione se në Shqipëri ka rezerva stok kanabisi, shumica e mallit mund të jetë prishur, pasi sipas ekspertëve me kalimin e kohës bie niveli i THC-së, përmbajtja kryesore e hashashit që përcakton cilësinë në tregun europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco