Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Komuna italiane merr përsipër funeralin e 20-vjeçares shqiptare, Anxhelës

Komuna italiane merr përsipër funeralin e 20-vjeçares shqiptare, Anxhelës

14:23, 13/06/2018
A+ Aa A-

Komuna e  Moncalierit ka bërë të ditur se do të marrë përsipër funeralin e 20-vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani, që u vra në Torino të  Italisë, nëse familjarët e saj nuk lajmërohen.

“Nëse një vajzë e re vetëm 20-vjeçe vdes e vetme në një spital të Moncalierit, ne jemi të gatshëm për të marrë përsipër funeralin, në qoftë se autoritetet nuk kanë rënë akoma në gjurmë të të afërmve të vajzës dhe pa dashur të ndërhyjmë në asnjë mënyrë me hetimet në vazhdim”, ka thënë kreu i Komunës, Paolo Montagna, përcjell albinfo.ch.

Anxhela Meçani kishte vetëm një muaj e gjysmë që ishte shpërngulur në Torino. Vrasja e saj mbetet ende mister, edhe pse mediat italiane kanë shkruar se një dëshmitar e ka njoftuar policinë për ngjarjen, pasi ka thënë se e ka parë atë që dikush e ka hedhur nga një veturë në lëvizje.  “La Repubblica” shkruan se dyshohet që vajza e re merrej me prostitucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco