Korçë, zhduken dy kushërinj

Korçë, zhduken dy kushërinj

20:58, 23/05/2018
A+ Aa A-

Dy të rinj janë zhdukur prej dy ditësh. Ata janë Arshin Pilinci 24-vjeç (kryetar i fshatit Podgorie) dhe Engjell Bezati 25-vjeç. Dy të rinjtë janë banues në fshatin Podgorie.

Alarmi është ngritur nga familjarët, të cilët kanë denoncuar rastin në polici, pasi humbën kontaktet me të rinjtë.

Të dy janë kushërinj me njeri tjetrin, ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Familjarët kërkojnë ndihmën e personave që mund t'i kenë parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco