Emrat, kapet banda, që ishte kthyer në tmerr të banesave dhe lokaleve në Vlorë

Emrat, kapet banda, që ishte kthyer në tmerr të banesave dhe lokaleve në Vlorë

09:46, 20/04/2018
A+ Aa A-

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për median, policia e Vlorës thotë se ka bërë të mundur shkatërrimin e një grup hajdutësh, duke vënë në pranga 6 persona, ndërsa ka proceduar penalisht edhe dy të tjerë.

Grupi në fjalë vetëm në 2018 ka kryer vjedhje të shumta, duke u kthyer në tmerr për banorët e Vlorës.

Të arrestuarit nga policia:

Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë

Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë

Olsian.A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë

Arklejd.M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë

Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë

I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.

Vjedhjet e bëra:

Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr..

Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q..

Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh..

Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin  dyqanin e shtetasit D.M..

Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H..

Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H..

Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me shqyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T..

Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B..

Më datë  16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P..

Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z..

Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.

Pas arrestimit, policia bën me dije se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco