Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Detaje të reja! Viktima u qëllua sapo doli nga lokali

Detaje të reja! Viktima u qëllua sapo doli nga lokali

19:51, 14/01/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje zbulohen për atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina ku është gjetur viktima i përkiste Emiliano Boçit, 32 vjeç dhe i plagosuri Melvi Disha, 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eno14/01/2018 19:50

Sa the jete edirama drama the ketilla docdegjojme

Shto koment

Denonco