‘Nuk dua të jetoj më me të’/ Kosovari dërgon gruan tek prindërit e saj, ja arsyeja e pazakontë që dha në polici

‘Nuk dua të jetoj më me të’/ Kosovari dërgon gruan tek prindërit e saj, ja arsyeja e pazakontë që dha në polici

08:52, 08/05/2024

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kosovë, ku një shtetas ka shkuar në polici dhe ka deklaruar se nuk do të jetojë më me gruan e tij.

Arsyeja që ai ka dhënë për marrjen e një vendimi të tillë, nuk ka qenë diçka që dëgjohet shpesh kur çiftet kanë mosmarrëveshje.

Ky shtetas ka pretenduar se arsyeja që nuk do të jetojë me bashkëshorten është… mosmarrëveshja për përdorimin e makinës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën – bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, gruaja është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco