KAFE SHQETO/ Kosova të këmbëngulë në njohje! Pula: Serbia kundër anëtarsimit të saj

KAFE SHQETO/ Kosova të këmbëngulë në njohje! Pula: Serbia kundër anëtarsimit të saj

10:02, 25/09/2023

Njohësi i çështjeve politike, Shqipërim Pula i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se Serbia ka qenë gjithmonë kundër shtetit të Kosovës, edhe pse këta të fundit nuk janë ndikuar aspak nga biografia e serbëve.

Pula solli një studio edhe një rast të pohimit të sipërpërmendur, ku tregoi se Serbia ka votuar edhe kundër antarësimeve të Kosovës në organizata botërore, siç është ai i UNESCO-s

Pjesë nga deklarata e tij:

Shqipërim Pula: "Ajo që është shumë e rëndësishme për ne, pra për shqiptarët është që të arrijmë synimet tona duke ruajtur sustancën e shtetit të Kosovës duke marrë përsipër vetëm interesin e Kosovës.

Kjo do të thotë se duhet treguar gatishmëri për bashkëpunim dhe ajo që është më e rëndësishme, që cfarëdolloj propozimi të bëhet duhet të merret për bazë, duke u konstatuar në fund nëse duhet pranuar për interesin tonë apo jo.  

Ajo që ka rëndësi është që në të gjitha periudhat kohore të ndërmjetësisë që kanë qenë që në 2011 e këndej nuk kemi arritur që ta refuzojmë ndonjërin nga këto ndërmjetës për biografinë e tyre. Unë pafund kam fol për ndërmjetësit dhe biografinë e tyre, kam fol për ato gjëra që ata kanë bërë.

Në angazhimet që kanë pasur është që dashamirësia e tyre kundejt shtetit të Kosovës ka munguar për të mos thën që kanë votuar edhe kundër në antarësimet e Kosovës në oaganizata botërore e njëri rast ka qenë ai i UNESCO-s. Sot kur ata flasin nën kostumin e unionit europian ne kemi pasur nën syrin kritik por edhe dyshues, për shkak të biografisë dhe përfshirjes së tyre në Ballkanin Perëndimor".

Klea Sula/ Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco