Pamje nga momenti kur u përfshi nga flakët pika statike e Policisë në veri të Mitrovicës

Pamje nga momenti kur u përfshi nga flakët pika statike e Policisë në veri të Mitrovicës

13:02, 29/06/2023

Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Medit që raportojnë nga veriu kanë publikuar video të momentit kur i është futur flaka kiokës së policisë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është djegur një shtëpizë e Policisë tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia dhe rasti është cilësuar si “Kryerje e veprës terroriste”.

“Mitrovicë Veri, 29.06.2023, 03:15. Në vendin dhe kohën e lartcekur është dëgjuar një shpërthim. Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes , në rrugën Kollashini (Tre Rrokaqiet), ka vërejtur se një shtëpizë, pronë e PK-së është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar (fikur) nga policia”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport objekti është dëmtuar dhe dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco