Tensionet në veriun e Kosovës, Stoltenberg: Shmangni provokimet, dialogu e vetmja mënyrë përpara

Tensionet në veriun e Kosovës, Stoltenberg: Shmangni provokimet, dialogu e vetmja mënyrë përpara

11:54, 29/06/2023

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund t’i përshkallëzojë më tej tensionet mes tyre.

Stoltenberg kërkoi nga dyja vendet që t’i kthehen menjëherë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, pohoi kreu i NATO.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të aleancës ushtarake, Stoltenberg i bëri komentet në një takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Ai foli lidhur me Kosovën edhe në 22 qershor, kur tha se situata aktuale “dëshmon rëndësinë e pranisë së misionit paqeruajtës të aleancës, KFOR”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco