Escobar: Prej 15 vjetësh, SHBA ka bërë gjithçka pro Kosovës, i sfidoj të më dëshmojnë të kundërtën

Escobar: Prej 15 vjetësh, SHBA ka bërë gjithçka pro Kosovës, i sfidoj të më dëshmojnë të kundërtën

16:34, 20/06/2023

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, u është përgjigjur zërave që thonë se SHBA-ja po tregohet e ashpër me Kosovën dhe e butë me Serbinë, për zhvillimet në veri. Escobar ka thënë se përgjatë tre muajve të fundit, por edhe 15 vjetëve të fundit, SHBA-ja ka vepruar gjithmonë në favor të Kosovës.

Escobar ka renditur disa prej ngjarjeve që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke treguar se amerikanët gjithmonë kanë vepruar në favor të Kosovës dhe kundër asaj që e ka kërkuar Serbia.

“Gjithcka që kemi bërë në 90 ditët e fundit, në fakt në 15 vjetët e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk ka dashur ta njohim ne pavarësinë e saj, por ne e kemi bërë.

Serbia nuk ka dashur që ne të bëjmë fushatë globale për njohjen e Kosovës, por ne e kemi bërë, edhe në këto 90 ditët e fundit. Serbia donte që ne t’i bëjmë presion Kosovës, që ta braktisë idenë e zgjedhjeve [në veri], por ne nuk e bëmë. Serbia donte që ne të themi se zgjedhjet do të ishin jolegjitime, për shkak të daljes së ulët, por ne nuk e bëmë”, ka thënë Escobar në një intervistë për “Atlantic Council”, sipas RTK.

“Unë e sfidoj këdo që të më thotë se ku kemi qenë të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Ne e kemi shtyrë Serbinë që të lëvizë për cështjen e letërnjoftimeve, për barrikadat, edhe për Këshillin e Evropës”, ka thënë Escobar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco