Incidenti në Zveçan të Kosovës, Sveçla: Shkelësit do të ballafaqohen me ligjin

Incidenti në Zveçan të Kosovës, Sveçla: Shkelësit do të ballafaqohen me ligjin

07:25, 12/04/2023

Pas informatave të para për plagosjen e një qytetari në rrugën nacionale mes Leposaviqit dhe Zveçanit, Policia e Kosovës, por edhe Inspektoriati Policor i Kosovës, kanë filluar hetimet intensive, njofton RTK.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Aveçla ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm në afërsi të Zveçani, e që siç shkruan ai, katër zyrtarë policorë janë nën arrest për 48 orë.

“Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policorë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mosraportim, si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njëjtit, gjatë ditës, me rekomandim të IPK-së, janë pezulluar nga Policia e Kosovës”, shkruan mes tjerash ministri Sveçla.

Më tej, ai shkroi se me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave, hetimet do të vazhdojnë intensivisht duke premtuar se gjithësecili që ka bërë shkelje do të ballafaqohet me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco