Ministrja Gërvalla në SHBA, takim me Carpenter për sigurinë në rajon

Ministrja Gërvalla në SHBA, takim me Carpenter për sigurinë në rajon

17:27, 22/05/2024

Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre ishin në fokus të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Uashington, ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon, njofton RTK.

“Gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në komunikatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco