Takimet e Osmanit dhe Kurtit me nënsekretaren Allen, DASH zbulon qëllimin e vizitës

Takimet e Osmanit dhe Kurtit me nënsekretaren Allen, DASH zbulon qëllimin e vizitës

10:35, 20/05/2024

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje nënsekretarja për Diplomaci Publike, Liz Allen, me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në takim, Allen dhe Osmani diskutuan për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve europiane dhe euroatlantike dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë për arritjen e këtij qëllimi.

“Nënsekretarja dhe Presidentja diskutuan për prioritetin strategjik për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve europiane dhe euroatlantike dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë për arritjen e këtij qëllimi. Nënsekretarja theksoi përfitimet e integrimit ekonomik rajonal dhe rëndësinë e vlerave europiane dhe transatlantike, si të drejtat e pakicave dhe liria e medias”, lexohet në njoftimin e DASH-it.

Allen dhe Osmani nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shteti i huaj. Kosova është vendi i pesëmbëdhjetë në Europë, Afrikë, Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut që miraton Kornizën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

Nëpërmjet këtij memorandumi mirëkuptimi, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova synojnë të zgjerojnë shkëmbimin e informacionit, të ndërtojnë kapacitete për programim kritik kundër dezinformimit dhe të harmonizojnë politikat e qeverisë rreth pesë fushave kyçe të veprimit të përcaktuara në Kornizë. Ky bashkëpunim i zgjeruar dypalësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, avancon interesin e përbashkët të dy vendeve për të siguruar një ekosistemin global të informacionit të lirë, të hapur dhe të bazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Kurse në takimin Kurti- Allen, bëhet e ditur se nënsekretarja nënvizoi mbështetjen e SHBA-së për Dialogun. Ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë, duke përfshirë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë multietnike të Kosovës. Nënsekretarja  nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi me Serbinë”, thuhet në komunkatën e DASH-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco