Aplikimi për anëtarësim në BE, Kurti: Moment historik për Kosovën

Aplikimi për anëtarësim në BE, Kurti: Moment historik për Kosovën

12:15, 14/12/2022

Kosova ka aplikuar këtë të mërkurë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se ky moment është historik. Ai u shpreh se aplikimi do t’i dorëzohet Presidentes çeke të Këshillit të BE-së në Pragë. Sipas Kurtit, ky moment synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë në Kosovë.

“Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë, për paqe, liri, barazi dhe drejtësi orientimin tonë të qartë europian dhe euroatlantik, besimin në vlerat fondumentale të BE-së konsesusin shoqëror dhe politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimin në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Europë, BE. Aplikimi për anëtarësim në BE të nënshkruar sot nga krerët e institucioneve të Republikës sonë, do t’ia dorëzojmë presidentes çeke të Këshillit të BE-së në Pragë. Është ky një moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese të cilat e avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë tonë. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Prandaj angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm dhe përkushtimi i secilit, i domosdoshëm. Ne do të ecim përpara në meritën tonë, pra në aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, u shpreh Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco