Dy aksidente në Drenas të Kosovës, 2 vdekur dhe 13 të plagosur

Dy aksidente në Drenas të Kosovës, 2 vdekur dhe 13 të plagosur

19:35, 02/05/2022

Një aksident me dhjetë të lënduar ka ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ky i fundit tha se në aksident janë përfshirë pesë automjete.

Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Borovçi tha se kanë nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Më herët në fshatin Gllobar të Drenasit ndodhi një aksident fatal, nga i cili humbën jetën dy persona.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.”-tha Borovci.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”-tha Borovci. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco