VV mbështet LDK për rrëzimin e Haradinajt

VV mbështet LDK për rrëzimin e Haradinajt

19:04, 08/03/2018

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lutfi Haziri, pak ditë më parë, tha  se LDK-ja do do të largojë nga Qeveria partnerët e pushkëve, duke paralajmëruar subjektet tjera politike se ajo është e gatshme për t’u futur në garën e re zgjedhore dhe e fuqishme për t’i fituar ato.

“Një LDK, e cila do të kthehet me një mbështetje të madhe qytetare. Shpresoj shumë se ky rikthim do të jetë shumë i shpejtë dhe i sigurt, sepse po shihet se si po qeveriset nga partnerët e pushkëve të mbledhura, se si qeveriset nga partnerët dhe njerëzit të cilët e kanë vetëm një kundërshtar në Kosovë, ajo është LDK-ja”, ka thënë Haziri, duke shtuar se për partitë kryesore, ai ka thënë se nuk kanë kundërshtar tjetër përveç LDK-së.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku duke folur rreth asaj se a është momenti i duhur për të rrëzuar Qeverinë ashtu siç ka paralajmëruar Haziri ditë më parë dhe a do të përkrahet kjo nismë nga VV-ja dhe ndonjë deputet tjetër, ajo ka thënë për “Bota sot” se kjo qeveri në këtë mënyrë nuk është dashur fare të formohet.

Sipas saj, arsyeja se përse kjo qeveri nuk është dashur të formohet pasi çdo ditë e kësaj qeverie është e dëmshme për Kosovën.

 “Duke e ditur se qeveria është e mvarur nga LS çdo iniciativë për rrëzimin e kësaj qeverie do të përkrahet. VV-ja është gatshme ty hy zgjedhjeve të reja dhe jam shumë e bindur se PDK-ja do të shkoj ne opozitë që dobët ishte shpëtim për Kosovë dhe për qytetarët dobët lindë një epokë e re” ka thënë deputetja  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco