Ballkani nën hetim për fitoren me Dinamon e Zagrebit në Conference League

Ballkani nën hetim për fitoren me Dinamon e Zagrebit në Conference League

19:40, 30/03/2024
A+ Aa A-

Një tjetër skuadër shqiptare bëhet protagoniste e hetimeve për trukime ndeshjesh në skenat më të rëndësishme të futbollit botëror.

Këtë herë, është Ballkani i cili është nën hetim për një ndeshje të fituar kundër Dinamo Zagreb në Ligën e Konferencës në këtë edicion.

Sfida në fjalë është ajo që u mbyll me shifrat 2-0 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e luajtur më datë 5 tetor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, sipas konfirmimit nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i jeni referuar, më konkretisht dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Kurdisja e ndeshjes ose e sportit”, nga neni 337 të KPRK-së, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje,” tha ajo për “TV Dukagjini”.

Raportohet se përveç institucioneve përkatëse të Kosovës, në këtë rast është përfshirë edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar. “Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime në drejtim të kësaj vepre penale, përfshirë edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në këtë çështje”, tha Ulaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco