Shkëlqeu në debutim, portieri Arijanet Muric zgjidhet në formacionin e javës në Premier League

Shkëlqeu në debutim, portieri Arijanet Muric zgjidhet në formacionin e javës në Premier League

15:18, 18/03/2024
A+ Aa A-

Arijanet Muric ka debutuar në elitën e futbollit anglez Premier League me fanellën e Burnleyt.

Portieri kosovar ka qenë fantastik në debutimin e tij, duke bërë disa pritje dhe duke i siguruar skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Brentford.

Paraqitja e tij e jashtëzakonshme është vlerësuar me nota të larta, pasi portieri dardan është në formacionin e javës në Ligën Premier.

Legjenda angleze Alan Shearer e bën formacionin e javës në elitën e futbollit anglez derisa ka vendosur Muric në portë.

“Gardiani” kosovar është futur në formacionin e javës së 29-të ku së bashku me të janë Timo Castagne, Mengi, Robinson.

Në mesfushë janë edhe Berry, Lukic, Gibbs-White dhe Nicolo Zaniolo, derisa sulmi përbëhet nga Fofana, Muniz dhe Antonio.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco