Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Superliga e Kosovës/ Ballkani mposhtet nga vendi i parafundit, rihapet dhe njëherë gara për titullin

Superliga e Kosovës/ Ballkani mposhtet nga vendi i parafundit, rihapet dhe njëherë gara për titullin

16:13, 13/03/2024
A+ Aa A-

Superliga e Kosovës ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së 25-të, me surprizat që nuk kanë munguar.

Ballkani kryesues është mposhtur 2-0 nga Fushë Kosova e vendit të parafundit në transfertë me dy golat e Skrijelj.

Gjithsesi Llapi i vendit të dytë nuk ka arritur të marrë kryesimin, pasi gjithashtu është mposhtur në transfertë nga Malisheva me rezultatin 2-1.

Në takimin tjetër, Gjilani ka fituar përballë Lirisë së vendit të fundit me rezultatin 3-0.

Kështu Drita ka shansin të afrohet me dy kryesuesit nëse arrin të triumfojë në transfertë përballë Feronikelit ditën e nesërme, teksa takimi tjetër është ai mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco