Superliga e Kosovës/ Nuk gabojnë Ballkani dhe Llapi, ngec Drita

Superliga e Kosovës/ Nuk gabojnë Ballkani dhe Llapi, ngec Drita

13:41, 04/03/2024
A+ Aa A-

14 gola prodhoi java e 23-të në Kosovë. Ballkani fitoi 1-2 në udhëtim kundër Dukagjinit, fitore që bëri që kampionët të ruanin pozitën e parë me 48 pikë, një më shumë se Llapi dhe pesë më shumë se Drita.

Fitore e rëndësishme për skuadrën nga Suhareka për objektivin titull.

30 pikë dhe vendi i gjashtë për Dukagjinin, që do të kërkojë javën e ardhshme rikthimin te tri pikët pas dy humbjeve radhazi.

Fitore shënoi edhe Llapi, që po ashtu triumfoi në udhëtim përballë Feronikelit.

Një gol i vetëm i dhuroi pikët e plota ekipit nga Podujeva, që mban ritmin me Ballkanin ekip të cilin do të kërkojë ta “parakalojë” në javët në vazhdim.

Feronikeli ruan pozitën e shtatë me 23 pikë, një më shumë se Gjilani, që ende është në zonën ftohtë.

Befasia e javës ishte humbja e Dritës në kryeqytet kundër Fushë Kosovës, me rezultatin minimal 1-0.

Fitore shumë e rëndësishme për vendasit, që gjetën fitoren e parë pas një periudhe të gjatë.

Fushë Kosova ka 15 pikë, tetë më pak se Feronikeli. Drita tani është pesë pikë prapa Ballkanit dhe katër pas Llapit.

Gjilanasit duhet të reagojnë sa më parë në mënyrë që të afrohen me kreun.

Malisheva arriti fitore fantastike përballë Gjilanit, duke triumfuar me rezultat 2-3 falë tregolëshit të talentit Drilon Hazrollaj.

Ky ishte suksesi i katërt radhazi për Malishevën, befasia më e këndshme e këtij edicioni në futbollin dardan. Drita e vendit të tretë është vetëm dy pikë larg.

Tri pikë siguroi edhe Prishtina ndaj Lirisë. Skuadra bardhekaltër fitoi 3-1.

Prishtina, me këtë fitore ruan pozitën e pestë dhe tani do të tentojë të dalë mbi Malishevën në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco