Superliga e Kosovës/ Gjilani nuk di të dalë nga kriza, Prishtina rikthehet te triumfi

Superliga e Kosovës/ Gjilani nuk di të dalë nga kriza, Prishtina rikthehet te triumfi

15:59, 03/03/2024
A+ Aa A-

Këtë të diel u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të të Superligës së Kosovës, Gjilani-Malisheva dhe Prishtina-Liria.

Gjilani bie në shtëpi ndaj Malishevës, në takimin e javës së 23-të të Superligës së Kosovës që u mbyll me rezultatin 2-3, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër krizën që po kalon.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën, me Jarovic që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 9-të.

Megjithatë vetëm dhjetë minuta më pas, Hazrollaj barazoi për miqtë.

Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1 deri në minutën e 40-të, moment në të cilën miqtë fituan penallti që u ekzekutua më së miri nga Hazrollaj, duke përmbysur Gjilanin.

Në minutën e 75-të Shabani gjeti rrugën drejt rrjetës dhe barazoi për vendasit, megjithatë Hazrollaj bëri tripletën në minutën e 86’, duke i dhënë fitoren ekipi të Malishevës.

2-3 dhe Gjilani vuan në vend të tetë me 22 pikë, teksa Malisheva renditet në vend të katërt me 41 pikë.

Prishtina rikthehet te triumfi dhe atë e bën ndaj Lirisë në shtëpi. Takimi i vlefshëm për raundin e 23-të u mbyll me rezultatin 3-1, me vendasit që iu gëzuan një rezultati pozitiv pas disa javësh aspak të mira.

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 61’ që të zhbllokohej sfida.

Në minutën e 61’ Muja gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi vendasit në avantazh, teksa Uka dyfishoi epërsinë e Prishtinës me golin e realizuar në minutën e 70’.

Kryeqytetasit nuk u ndalën me as, pasi në minutën e 86’ Kryeziu realizoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Ndërsa sa u përket miqve, ata tentuan të reagonin, por golin e gjeti vetëm Gjumsi në minutën e 90+5’.

Pas këtij takimi Prishtina renditet në vend të pestë me 34 pikë, teksa Liria renditet në vend të fundit me 10 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco