Pochettino: Mos e krahasoni Armando Brojën me Harry Kane

Pochettino: Mos e krahasoni Armando Brojën me Harry Kane

13:45, 08/10/2023
A+ Aa A-

Mauricio Pochettino është rikthyer të flas për sulmuesin shqiptar Armando Brojën. 

Chelsea mori një fitore të thellë 1-4 në udhëtim te Burnley, derisa Broja ishte në fushë nga minuta e parë.

Sulmuesi shqiptar ka fituar besimin e trajnerit të Chelseat, Mauricio Pochettino pasi ka mbetur jashtë fushave për 10 muaj shkaku i lëndimit. 

Megjithatë Pochettino ka thënë se nuk duhet të krahasohet Broja me Harry Kanen, pasi ai është ende i ri.

“Mos e krahasoni atë që bëra me Kane me rastin e Brojës. Ai është shumë i ri, nëse dëshiron të luash për një klub të madh si Chelsea, duhet të kesh durim dhe të tregosh se mund ta bësh”.

“Sigurisht që ai duhet të provojë dhe të japë gjithçka për të qenë një sulmues tjetër n1 në këtë super klub”, tha Pochettino.

Chelsea pas tetë xhirove të para në Angli zë vendin e 11-të në tabelë me 11 pikë të grumbulluara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco