Rrahmani s’ia del dot, do të mungojë kundër Realit në Champions

Rrahmani s’ia del dot, do të mungojë kundër Realit në Champions

14:37, 02/10/2023
A+ Aa A-

Amir Rrahmani nuk ia ka dalë dot. Futbollisti kosovar do të mungojë në ndeshjen e nesërme të Napolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Klubi napolitan ka njoftuar sot se përfaqësuesi kosovar ka ushtruar i vetëm duke bërë terapi, që nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fazës së grupeve të Championsit.

“Rrahmani sot ka bërë terapi, ka ushtruar në pishinë dhe në fushë i vetëm”, ka njoftuar kampioni italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Rrahmani ishte dëmtuar pikërisht në këtë kompeticion dhe në ditët e fundit është duke punuar që të rikthehet sa më shpejt për të ndihmuar ekipin kampion të Serie A.

Krahas Rrahmanit, në duel me “Los Blancos” do të mungojë edhe qendërmbrojtësi tjetër, Juan Jesus, ndërsa trajneri Rudi Garcia për duelin e nesërm do t’i besojë dyshes Ostigard-Natan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco