Pas 4 vjetësh, Liria rikthehet në Superligë, mposht Ferizajn në ndeshjen e 'sezonit'

Pas 4 vjetësh, Liria rikthehet në Superligë, mposht Ferizajn në ndeshjen e 'sezonit'

18:07, 04/06/2023
A+ Aa A-

Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023-2024.

Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e "play-off"-it.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur barazim pa gola.

Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.

Liria me penallti fitoi me rezultatin 3-0.

Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco