Gabriel Jesus tregohet i sinqertë: Na mungon përvoja për titullin

Gabriel Jesus tregohet i sinqertë: Na mungon përvoja për titullin

12:03, 23/04/2023
A+ Aa A-

Arsenali nuk fiton prej tre ndeshjeve radhazi, duke marrë tre barazime në Ligën Premier.

Topçinjtë janë ende në krye të Ligës Premier me 75 pikë, pesë më shumë se Manchester City, por që skuadra e Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Sulmuesi kryesor i Arenalit, Gabriel Jesus ka folur për këtë formë jo të mirë të skuadrës së tij, duke thënë se iu mungon përvoja, pasi janë skuadra më e re në kampionat.

“E di se njerëzit duan të flasin dhe nisin të përmendin faktin që skuadra ndjen presionin e fundit të sezonit. Mendoj se nuk është kjo pjesa thelbësore pse kemi gabuar së fundmi”.

“Edhe pse qëndron si hipotezë sepse jemi skuadra më e re në Ligën Premier, nuk dua ta përdor si justifikim, por nuk ka arsye pse të mos e përmend”.

“Ne nuk kemi eksperiencë kampionësh dhe ndodh që të gabojmë, jo gjithmonë plani shkon sipas parashikimeve. Të gjithë mund të gabojmë në fushë dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të qëndrojmë të bashkuar”.

“Është koha për të rikuperuar energjitë si nga ana psikologjike ashtu edhe nga ana fizike dhe të luftojmë deri në fund për titullin”, u shpreh Gabriel Jesus.

Ndeshjen e radhës Topçinjtë do ta zhvillojnë në Etihad Stadium ndaj Manchester Cityt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco