Allegri nuk i ndahet ‘fiksimit’ të vjetër, interesohet për Koulibaly

Allegri nuk i ndahet ‘fiksimit’ të vjetër, interesohet për Koulibaly

11:28, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kalidou Koulibaly është një fiksim i vjetër i Allegrit, i cili është përpjekur në të kaluarën ta sillte atë te Juventus, në merkaton e verës. Më pas, mbrojtësi senegalez zgjodhi të mos tradhtojë Napolin dhe shkoi te Chelsea, por pas një viti të vështirë me anglezët, dyert e Juventusit mund të rihapen për të. Në fakt, trajneri toskan dëshiron një siguri përkrah Bremer në prapavijë dhe i ka kërkuar kreut të klubit të vlerësojë mundësinë e nënshkrimit të tij në fund të sezonit.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Allegri thuhet se ka bërë tashmë lëvizjen e parë duke kontaktuar Koulibaly, i cili duket se e ka falenderuar për këtë telefonatë duke pasur parasysh situatën kaotike nga reparti i Chelsea.

Juventus po planifikon një formulë si ajo e Lukakut tek Interi. Pavarësisht nga këto, qëllimi i bardhezinjve është të imitojë Interin siç bëri me Lukakun këtë sezon. ata do t’i kërkojnë Chelsea një hua të kushtueshme pa detyrim për ta blerë, pastaj duke shpresuar që senegalezi të pranojë një ulje të pagës nga 10 milionë që merr aktualisht në afro 7 milionë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco