Lorenc Trashi i bashkohet kampionëve të Kosovës

Lorenc Trashi i bashkohet kampionëve të Kosovës

21:01, 16/01/2023
A+ Aa A-

Mesfushori shqiptar, Lorenc Trashi, është futbollisti më i ri i FC Ballkanit të Kosovës.

Sipas “Panorama Sport”, Trashi i është bashkuar kampionëve të Kosovës, ekipit të drejtuar nga Ilir Daja dhe drejtorit sportiv Nderim Nexhipi.

Dy ish-pjesëtarë të klubit të kuq kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ta bindur gramshiotin.

Aktualisht Fc Ballkani renditet në vendin e 2-të me 38 pikë në Superligën e Kosovës.

Rikujtojmë që futbollisti u largua pas dy vitesh e gjysmë qëndrimi nga Qadsias.

Lajmi për largimin nga klubi u konfirmua nga vetë ai përmes një postimi në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco