Futbollisti i Wolfsburg i bashkohet Kombëtares kosovare

Futbollisti i Wolfsburg i bashkohet Kombëtares kosovare

18:29, 26/04/2022
A+ Aa A-

Kombëtares së Kosovës i është bashkuar dhe një tjetër futbollist. Bëhet fjale për 17-vjeçarin, Laurent Marmallaku i cili luan me ekipin e të rinjve të Wolfsburgut.

Marmallaku luan në pozicionin e sulmuesit dhe fillimisht do të angazhohet me grupmoshat e U-19 të Dardanëve, që drejtohen nga Ramiz Krasniqi.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë federata nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist i talentuar që ka pranuar të luajë për Kosovën. Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë. Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipin tonë kombëtar. Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij. Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane. Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme. Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco