Chelsea dhe Liverpool dhurojnë spektakël, por ata që festojnë janë... Man City

Chelsea dhe Liverpool dhurojnë spektakël, por ata që festojnë janë... Man City

00:24, 03/01/2022
A+ Aa A-

Barazim spektakolar në “Stamford Bridge” mes Çelsit dhe Liverpulit.

Përballja përfundoi në barazim 2-2, rezultat që gëzoi Mançester Sitin, që kryeson i qetë Premier Ligën dhe thellon diferencën me ndjekësit.

Sadio Mane u ndëshkua me karton të verdhë pa kaluar 15 sekonda, rekord në 15 vitet e fundit në ishull. Gjithsesi, sulmuesi afrikan përfitoi nga një gafë e Rudigerit  dhe kaloi “The Reds” në avantazh në minutën e nëntë.

Pak më parë, Kelleher i mohoi golin amerikanit Pulisiç. Liverpulivendosi sërish heshtjen në stadium në minutën e 26-të. Aksion me shumë pasime i djemve të Klopit, asist i bukur i Alexander-Arnold dhe finalizim fantastik i Momo Salah.

Çelsi reagoi dhe shënoi dy herë në fundin e fraksionit të parë. Mateo Kovacic shpiku një eurogol (42′), “Stamford Bridge” u ndez dhe katër minuta më pas, Kristian Pulisiç mori një top nga Kante dhe shleu gabimin duke barazuar rezultatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco