VIDEO/ ‘Magji’ e Edon Zhegrovës, mos e humbni supergolin e yllit shqiptar të Baselit

VIDEO/ ‘Magji’ e Edon Zhegrovës, mos e humbni supergolin e yllit shqiptar të Baselit

10:15, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një perlë e Edon Zhegrovës në minutën e 90-të i dha tre pikët Baselit në transfertën ndaj Sion ndeshje të cilën skuadra nga “St Jakob Park” e fitoi me shifrat minimale 0-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titull.

Zhegrova i hedhur në fushë në minutën e 65-të në vend të Valentin Stocker bëri gjithçka perfekte në minutën e fundit të kohës së rregullt me Baselin që në 88-ën kishte mbetur edhe me një lojtar më pak në fushë pas daljes me të kuqe të Comert.  

E majta e tij nga një pozicion i prirët nga jashtë zone përfundoi në cepin më të largët të portës, duke i dhënë tre pikët Baselit, me skuadrën e trajnerit Rahmen që falë magjisë së futbollistit kosovar parakaloi Zurich duke ruajtur vendin e parë të renditjes edhe pas javës së 10-të tashmë me 22 pikë.

Për Edon Zhegrovën ky ishte goli i dytë në 5 ndeshje në kampionat gjatë këtij sezoni në të cilin numëron edhe 3 asiste.

Edon Zhegrova i cili spikati si futbollist te Gent në Belgjikë është duke luajtur sezonin e tij të 3-të me Baselin ndërkohë që në verën e 2020-ës, helvetët paguan 3 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga belgët.

Titullar gjatë gjithë takimit mesfushori shqiptar Taulant Xhaka i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco