Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Vedat Muriqi ndëshkon në fund Greqinë, barazim heroik i Kosovës

VIDEO/ Vedat Muriqi ndëshkon në fund Greqinë, barazim heroik i Kosovës

22:47, 05/09/2021
A+ Aa A-

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraqitje të mirë dhe në fund arriti të fitoi një pikë ndaj Greqisë, në sfidën e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

“Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet për 90 minuta, por rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Goli i parë, që në fakt ishte aksioni i vetëm i Greqisë, erdhi nga Douvikas përmes një kundërsulmi pasi u asistua nga Bakasetas (45+2).

Kur mendohej se Greqia fitoi pikët e plota, nga një aksion i shpejtë, Hadërgjonaj asistoi për Muriqin që me kokë shënoi me forcë,  duke i dhënë 1 pikë “Dardanëve” (90+2’).

Pas këtij barazimi, Kosova renditet e treta me katër pikë, ndërsa Greqia në vendin e katërt me 3.

Pas tre ditëve, Kosova do përballet me Spanjën në “Fadil Vokrri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco