Konfirmohet interesimi i Zvicrës për trajnerin e Kosovës

Konfirmohet interesimi i Zvicrës për trajnerin e Kosovës

21:59, 03/08/2021
A+ Aa A-

Mediat zvicerane janë duke raportuar se Zvicra është duke u interesuar për Bernard Challandes, si pasuesi i radhës i Vladimir Petkovic.

Petkovic i dha fund aventurës me Zvicrën pas “Euro 2020”, teksa mediat zvicerane kanë raportuar se përveç Arsene Wenger (që e ka refuzuar), kandidat potencial është edhe trajneri i Kosovës.

Për këtë çështje lajmi.net, ka kontaktuar drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, që ka konfirmuar interesimin e Zvicrës dhe zbuloi që pas dy ditëve Challandes do vijë në Kosovë që të diskutohet gjithçka.

“Po i kam përcjellë lajmet e mediave zvicerane. Është e vërtetë, kam biseduar edhe me Bernardin. Është e vërtetë, por gjithçka e lidh kontrata jonë që ka edhe një vit. Vendosim si Federatë për kontratë, ai është i lidhur me ne dhe e ka kontratën.

Ai është i hapur të kryejë marrëveshjen me ne, është shumë korrekt. Nëse një dëshirë e tij ekziston atëherë ne mund të bisedojmë, por përndryshe pavarësisht gjithçka ka marrëveshje me ne. Diçka konkrete s’ka. Challandes pasnesër do jetë në Kosovë dhe do bisedojmë, të shohim”, deklaroi Sahiti.

Mbetet të shihet në këtë javë ndoshta do qartësohet e ardhmja e teknikut zviceran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco