Kristi Vangjeli sërish bardheblu, prezantohet te klubi i ri

Kristi Vangjeli sërish bardheblu, prezantohet te klubi i ri

15:44, 15/07/2021
A+ Aa A-

Pasi u largua nga Tirana, Kristi Vangjeli do ta vijojë sërish karrierën si bardheblu dhe në kryeqytet, kësaj radhe në Prishtinë me këta të fundit.

Mbrojtësi korçar është prezantuar zyrtarisht nga skuadra e Prishtinës me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” ku i urojnë mirëseardhjen ish-lojtarit të Kombëtares.

Më parë Vangjeli përveç Tiranës ka mbajtur veshur fanellat e Arisit të Selanikut, Çornomoretsit në Ukrainë, Skënderbeut, Astras në Rumani, dhe Adelaides në Australi.

“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvojë të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco