Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Champions/ Prishtina kalon pengesën e parë, kalon në finalen e para-eliminatoreve

Champions/ Prishtina kalon pengesën e parë, kalon në finalen e para-eliminatoreve

22:18, 22/06/2021
A+ Aa A-

Prishtina ka debutuar me fitore në Champions League. Djemtë e drejtuar nga trajneri Zekerija Ramadani, mposhtën me rezultatin 0-2, skuadrën kampione të San Marinos, Folgore, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për raundin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Endrit Krasniqi dhe Mendurim Hoti, ishin autorët e golave në minutat 51 dhe 90+1 për kampionët e Kosovës, të cilët siguruan kualifikimin për më tej ku do të përballen në finalen e raundit paraeliminator, me skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes, që eliminoi Torshovanin, në sfidën e zhvilluar po sot.

Për sa i përket përballjes Folgore-Prishtina, skuadra bardheblu, e dominoi totalisht takimin, duke regjistruar 10 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që kampionët e San Marinos, nuk shënjestruan asnjëherë portën e portierit Nika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco