Nuk u ftua nga Challandes për miqësoret e qershorit, reagon Bernard Berisha: Trajneri të tregohet i sinqertë

Nuk u ftua nga Challandes për miqësoret e qershorit, reagon Bernard Berisha: Trajneri të tregohet i sinqertë

22:57, 27/05/2021
A+ Aa A-

Bernard Berisha nuk do të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të muajt qershor. Për këtë vendim të trajnerit, Bernard Chalandes, ka reaguar edhe Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale është shprehur se Challandes ka të drejtë që nuk i fton për ndeshjet miqësore, pasi duhet të promovohen lojtar të rinj, por të paktën duhet t’i japë një shpjegim për lënien jashtë.

“Përshëndetje për të gjithë. Duke pare që kam marrë shumë mesazhe, e ndjej për obligim të sqaroj të vërtetën: Trajneri ka vendosur që unë të mos ftohem për këto dy ndeshje miqësore. Realisht trajneri ka të drejtë sepse janë miqësore dhe duhen të provohen lojtarë të rinj, por ajo që nuk më pëlqen dhe që është jo profesionale, është sepse mua realisht nuk më ka kontaktuar askush për mosftesën duke parë që kam bërë një sezon të suksesshëm.

Prandaj mendoj se trajneri të paktën të tregohet i sinqertë dhe të na kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kam pas në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund prap u zhgënjeva. Unë i dëshiroj Kosovës shumë suksese”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco