Zyrtare/ Challandes publikon listën e lojtarëve për miqësoret e qershorit, ja emri surprizë te Kosova

Zyrtare/ Challandes publikon listën e lojtarëve për miqësoret e qershorit, ja emri surprizë te Kosova

19:48, 25/05/2021
A+ Aa A-

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të muajt qershor kundër San Marinos dhe Maltës.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Dardanëve.

Në mes të shumë emrave bie në sy sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi, i cili ka spikatur me Konyaspor në Turqi. Veç tij, tekniku zviceran ka marrë edhe disa elementë të tjera të rinj, si Emini, Ajdini, Bajselmani, Selmani dhe Blendi Idrizi i Schalke 04.

Kosova miqësoren e parë e luan në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” (1 qershor), kurse duelin e dytë e zhvillon në Klagenfurt të Austrisë (4 qershor). Të premten Dardanët nisin stërvitjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco