Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rashica largon euforinë nga ‘Dardanët’: Me Suedinë do jetë ndeshje tjetër

Rashica largon euforinë nga ‘Dardanët’: Me Suedinë do jetë ndeshje tjetër

09:59, 25/03/2021
A+ Aa A-

Milot Rashica ishte një nga futbollistët që lëvizi më shumë gatë ndeshjes me Lituaninë dhe asistoi për golin e Muriqit, teksa mund të shënonte edhe vetë nëse do të tregohej më i saktë në pjesën e parë.

Pas ndeshjes sulmuesi u ndal për mikrofonin e Supersport, ku u shfaq i kënaqur me paraqitjen, por bëri thirrje që tani skuadra të mendojë për ndeshjen ndaj Suedisë, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje.

Me pak fat mund të kishit gjetur edhe ju golin…

Po, pata disa mundësi të mira në pjesën e parë, por topi nuk shkoi në rrjetë. Megjithatë e rëndësishme është që u ktheva të luaj për Kosovën dhe bëmë një ndeshje të mirë.

A mjafton një paraqitje si kjo për t’u përballur denjësisht ndaj Suedisë?

Ndaj Suedisë do të jetë një ndeshje tjetër, ku natyrisht që kundërshtari ka nivel goxha më të lartë dhe mbi të gjitha luhet për pikë. Duhet të bëjmë mirë dhe të jemi të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, që të shpresojmë për një rezultat pozitiv.

Ku do ta shohim Milotin në verën e ardhshme?

Është shumë shpejt për të folur, pasi për momentin jam këtu dhe jam i përqendruar të bëj sa më mirë me fanellën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco