Lajme të mira nga Gjermania, Rashica kthehet në stërvitje me skuadrën e Bremen

Lajme të mira nga Gjermania, Rashica kthehet në stërvitje me skuadrën e Bremen

16:41, 05/01/2021
A+ Aa A-

Lajme të mira vijnë nga Gjermania. Sulmuesi kosovar, Milot Rashica është rikthyer në stërvitje me Werder Bremen ditën e sotme.

Rashica që ka munguar gjatë si pasojë e një dëmtimi, më në fund sheh “dritë në fund të tunelit” dhe së shpejti mund të zbresë sërish në fushë.

Image

Në fakt, duket e vështirë që Rashica të jetë pjesë e Verderit në ndeshjen e pas katër ditëve ndaj Bajer Leverkusen, por me siguri do të jetë i përfshirë për takimin e datës 16 janar ndaj Augsburg.

Sakaq, për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, duket se ka një rikthim të interesimit në merkato edhe nga ana e Aston Vilës, teksa Rashica gjithnjë ka qenë një emër i “nxehtë” në merkato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco