Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Zv/trajneri i Kosovës: Vitin e ardhshëm të jemi të kompletuar, fitorja e dedikohet Challandes

Zv/trajneri i Kosovës: Vitin e ardhshëm të jemi të kompletuar, fitorja e dedikohet Challandes

10:45, 19/11/2020
A+ Aa A-

E treta e vërteta. Pas disfatave në vëllazëroren ndaj Shqipërisë, dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë, Muharrem Sahiti mori fitoren e parë si trajner i parë i Kosovës pikërisht ndaj Moldavisë në Prishtinë, një sukses 1-0 që ai në intervistën e tij për Supersport ia dedikoi trajnerit Challandes.

“Kjo na duhej pas një viti shumë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari direkt për të qëndruar në këtë grup. Kundërshtari nuk kishte ç’të humbiste dhe ka luftuar për të fituar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në grup, prandaj u munduan në fund të rrezikojnë, por u mbrojtëm mirë.

Patëm raste, mundësi. Kundërshtarin nuk e lejuam të krijojë asgjë, nuk shfrytëzuam rastet e pastaj na u vështirësuan gjërat, sidomos pas kartonit të kuq. Kjo fitore na ndihmon shumë në aspektin psikologjik, pasi dihet situata dhe Covid-19 na ka dëmtuar dhe penalizuar më së shumti, uroj të kalojë pandemia dhe të jemi të kompletuar dhe vitin e ardhshëm të fillojmë më mirë.

Do të mundohemi të gjejmë lojtarë të rinj, por e kemi thënë edhe më herët që mos t’i penalizojmë disa lojtarë që duan të luajnë për Kosovën. Tani kemi kohën e duhur të analizojmë gjithçka dhe të bëhemi gati për kualifikimet për botëror.

Kjo fitore i dedikohet Bernardit (Challandes) dhe i urojmë trajnerit shërim të shpejtë”, u shpreh Sahiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco