Gentian Muça prezantohet te Prishtina, ndryshon klubin, por jo ngjyrat bardheblu

Gentian Muça prezantohet te Prishtina, ndryshon klubin, por jo ngjyrat bardheblu

16:45, 28/09/2020

Ish-kapiteni i Tiranës, Gentian Muça, i dha fund aventurës me kampionët e Shqipërisë ditën e djeshme, duke surprizuar opinionin sportiv, teksa nuk ka humbur kohë për t’u prezantuar menjëherë te skuadra e re.

Qendërmbrojtësi është prezantuar ditën e sotme te Prishtina. 33-vjeçari ka ndërruar kështu klubin, por jo ngjyrat, pasi do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën bardheblu.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Muça ka dhënë prononcimin e parë si futbollist i Prishtinës.

“Pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, te Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re.

Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh.

Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës.

Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion duke marrë shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, deklaroi Gentian Muça në prezantim in e tij te Prishtina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco