Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Mesazhi prekës për vdekjen e ish-presidentit të klubit

FOTO/ Mesazhi prekës për vdekjen e ish-presidentit të klubit

09:32, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sylejmani, me rastin e ndarjes nga jeta të biznesmenit të njohur gjilanas, Shukri Sylejmani.

Image

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Sylejmani,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të biznesmenit të njohur gjilanas, Shukri Sylejmani.

Ai do të mbahet në mend si presidenti i parë i SC Gjilanit dhe donatori i kryesor të klubit të krenarisë, për më shumë se një dekadë.

Jam krenar që me inicimin tim, Kuvendi Komunal i Gjilanit e shpalli Shukën “Nderi i Qytetit” për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin gjilanas dhe si i tillë do të kujtohet përgjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani, shokëve, kolegëve dhe klubit SC Gjilani.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e Hazirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco