Vedat Muriqi mbërrin në Romë: Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios

Vedat Muriqi mbërrin në Romë: Jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios

16:45, 13/09/2020
A+ Aa A-

Vedat Muriqi zbarkon në Romë. Sulmuesi i “Dardanëve” ka planifikuar të zhvillojë vizitat e zakonshme mjekësore në klinikën “Paideia” të hënën në mëngjes, më pas do të shkojë në “SS Lazio Training Center” për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin bardhekaltër.

26-vjeçari i lindur në Prizren është blerë nga radhët e Fenerbahces për 18 milionë euro (plus 2 bonuse).

Shtatlarti kosovar pozoi me shallin e Lazios dhe tha fjalët e tij të para në kryeqytetin italian.  

“Mendoj se jam i përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Ata luajtën me dy sulmues në shumicën e ndeshjeve të sezonit. Më thanë se kishin nevojë për një sulmues si unë.

Objektivat? Para së gjithash, sukses në një nivel kolektiv, pastaj në atë individual. Shkoj në një ekip të ri, shpresoj ta ndihmoj me golat e mi. Dua të luaj në klubet më të mëdha në botë në vitet e ardhshme, do të bëj më të mirën për Lazion”, tha Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco