Klubi anglez në krye të kandidatëve për blerjen e Vedat Muriqit

Klubi anglez në krye të kandidatëve për blerjen e Vedat Muriqit

17:40, 26/07/2020
A+ Aa A-

Gazeta turke “Sabah” raporton se Fenerbahce po kërkon të shesë sulmuesin e tyre kosovar, Vedat Muriqi, me Tottenham Hotspur që është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Sulmuesi kosovar ka treguar formë mbresëlënëse në sezonin e tij të parë te gjigantët turq dhe kjo thuhet se ka rritur interesin e klubit nga Veriu i Londrës.

“Sabah” pretendon se përveç Tottenhamit për Muriqin janë interesuar klubet e Serisë A, Napoli dhe Lazio.

Skuadra turke shpreson që ta shesë 26-vjeçarin për një ofertë sa më të lartë.

Merkatoja e Fenerbahces për sezonin e ardhshëm do të varet nga shitja e Muriqit, pasi “Kanarinat e Verdha” janë në mbikëqyrje të rreptë nga UEFA për shkak të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Raportohet se klubi turk e vlerëson Muriqin rreth 20 milionë euro dhe do të pranojë çdo ofertë nga klubet e interesuara nëse e përmbushin këtë kërkesë.

Muriqi ka shënuar 15 gola në Superligë për Fenerbahcen këtë sezon dhe ai është nën kontratë në “Ulker Stadium” deri në qershor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco