Werder Bremen i Rashicës mëson kundërshtarin e “Play-out”

Werder Bremen i Rashicës mëson kundërshtarin e “Play-out”

20:32, 28/06/2020

Stuttgarti është skuadra e dytë pas Arminias së Bielefeldit që siguron ngjitjen në Bundesligën e Gjermanisë.

Edhe u pse u mposht 1-3 nga Darmstadti në javën e fundit, Stuttgarti e mbyll në vendin e dytë, me 58 pikë, tri pikë më shumë se Heidenheimi, që dështoi të merrte pikë në fushën e Arminias së Bielefeldit, që dominoi me rezultat 3-0.

Gafë e pafalshme për Hamburgun, që e mori asistin nga Arminia, për vendin e tretë, por nuk diti të shfrytëzonte.

Skuadra veriore u mposht thellë në shtëpi 1-5 nga Sandhausen dhe mbeti në vendin e katërt, me një pikë më pak se Heidenheimi, që do të luajë ndeshjen “Play-out” përballë Werder Bremenit.

Sa i përket fundit të tabelës, ranë një kategori më poshtë Wehen dhe Dynamo Dresden, ndërsa Nurnbergu do të luajë në “Play out”-in e Bundesligës 2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco